Spitalet publike kanë kryer 38.444 ndërhyrje kirurgjikale të suksseshme përgjatë vitit 2024.
Shifrat bëhen të ditura nga ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, e cila thekson se bëhet fjalë për 1310 operacione më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë gjatë një viti më parë.
“38.444 ndërhyrje kirurgjikale të suksseshme janë realizuar në strukturat spitalore publike gjatë 7 muajve të vitit 2024 ose 1310 operacione më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Investimet e vazhdueshme të buxhetit të shtetit në infrastrukturën spitalore si dhe në rinovimin e flotës së pajisjeve mjekësore me aparatura të teknologjisë së fundit, falë edhe përkushtimit dhe profesionalizmit të ekipeve tona mjekësore, kanë siguruar përmirësim të shërbimeve ndaj qytetarëve”, shkruan ajo.