Stoltenberg pret që Hungaria të ratifikojë anëtarësimin e Suedisë në NATO në fund të shkurtit

9 months ago 25

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha sot se pret që parlamenti i Hungarisë të ratifikojë pranimin e Suedisë kur ajo të mblidhet në fund të shkurtit, duke hequr pengesën përfundimtare për hyrjen e vendit nordik në aleancën ushtarake perëndimore.

Hungaria është vendi i fundit anëtar i NATO-s që ende nuk i ka dhënë dritën jeshile pranimit të Suedisë pasi parlamenti turk ratifikoi kërkesën e Stokholmit të martën dhe Presidenti Tajip Erdogan nënshkroi ratifikimin dje, të enjten.

Lexo edhe :

Related Posts

Aplikimi i një vendi për t’u anëtarësuar në NATO duhet të ratifikohet nga të 31 anëtarët e Aleancës përpara se vendi të mund të bashkohet me të.

Stoltenberg tha se kryeministri hungarez Viktor Orbán e siguroi atë në një bisedë telefonike këtë javë se ai mbështet anëtarësimin e Suedisë.

“Aderimi i Suedisë në NATO do ta bëjë NATO-n më të fortë dhe të gjithë ne më të sigurt”, u tha Stoltenberg gazetarëve në selinë e NATO-s.

“Është bërë e qartë se parlamenti do ta marrë këtë çështje sapo të mblidhet dhe mesazhi është se parlamenti më pas do të mbështesë ratifikimin e anëtarësimit suedez”, tha Stoltenberg.

“Mesazhi që kam marrë është se parlamenti do të mblidhet sërish në fund të shkurtit, ndaj duhet të presim ”, shtoi ai.

“Por unë jam absolutisht i sigurt dhe kam besim te Hungaria se pranimi i Suedisë do të ratifikohet sapo të mblidhet parlamenti në fund të shkurtit.”/vizionplus.tv

Read Entire Article