Stramer në Itali për emigrantët, kryeministri britanik shfaq interes për marrëveshjen e Melonit me Ramën

1 month ago 18

Kryeministri Britanik keir Starmer ka mbërritur këtë të hënë në itali për një vizitë zyrtare ku u prit nga homologia italiane Georgia Meloni.

Vizita e starmer në Romë ka në qendër çështjen e emigrantëve për të cilën ai ka thënë se ka shumë interes për të parë dhe mësuar se si italia po punon në këtë drejtim.Gjatë vizitës në një qendër të kontrollit të operacioneve kufitare, Starmer foli për mediat.

Lexo edhe :

Related Posts

“Unë jam këtu për të diskutuar për mënyrën se si ne përballemi me migracionin e paligjshëm. Italia ka pasur disa reduktime mjaft dramatike. Kështu që unë dua të kuptoj se si ndodh. Duket sikur kjo është për shkak të punës së vazhdueshme që është bërë në disa nga vendet nga ku vijnë njerëzit”, tha Stramer.

Një ditë më parë, mediat por edhe sekretari britanik David Lammy thanë se Starmer do të ishte i interesuar veçanërisht për skemën që Italia po përdor me Shqipërinë. Pra, dërgimin e tyre në një vend të tretë deri në përfundim të shqyrtimit të kërkesave për azil.Duke folur për mediat përpara takimit me Melonin as kryeministri Starmer nuk e mohoi një gjë të tillë.

“Unë kam besuar prej kohësh se, në rradhë të parë parandalimi dhe ndalimi i njerëzve që emigrojnë, është një nga mënyrat më të mira për tu marrë me këtë çështje. Kështu që unë jam i interesuar të di si shkon kjo punë, por natyrisht duke parë edhe skema të tjera”, tha ai.

Pas takimit, dy kryeministrat do të mbajnë një konferencë për media. /vizionplus.tv

Read Entire Article