Sulltani ‘i luksit’ Ibrahim Iskandar kurorëzohet mbret i Malajzisë (fotot)

9 months ago 26

Sulltani gjysmë britanik me Rolls Royce ngjyrë rozë, me ‘makinën e Hitlerit’ dhe një flotë automjetesh luksi, është kurorëzuar dje mbret i Maljazisë.

Monarku i ri Iskandar duket se jeton vërtet një jetë mbreti me më shumë se 300 automjete luksoze dhe një flotë avionësh privatë, nga pasuria e tij e llogaritur në 5 miliardë dollarë.

Ai është parë duke pozuar me Rolls Royce-in e tij ngjyrë rozë si dhe një automjet klasik që raportohet se i është dhuruar pararendësve të tij nga vetë Adolf Hitleri.

Modeli unik i vitit 1936, Mercedes 540 është nga të vetmet të prodhuara ndonjëherë.

Sulltani thotë se i është dhuruar stërgjyshit të tij nga vetë lideri nazist gjerman Adolf Hitler disa vjet para nisjes së Luftës II Botërore.

Hitleri ishte mik personal i monarkut të atëhershëm dhe e kishte njoftuar se makina do të jepej në shitje.

Sultani raportohet se është nga njerëzit më të pasur falë bizneseve të tij të pronave, të energjisë dhe të komunikime.

Megjithëse pasuria e tij llogaritet në $5.7 miliardë nga rrjeti Bloomberg, masa e vërtetë besohet se është shumë më e madhe.

Ai zotëron 24% aksione në rrjetin celular U Mobile, si dhe investmente në çdo biznes madhor në vend.

Dje ai bëri betimin si mbreti i ri i Malajzisë sipas sistemit rotacional të monarkisë atje, ku sunduesit e nëntë rajoneve marrin me radhë detyrën e monarkut në mandate pesë-vjecare, shkruan rrjeti britanik The Sun.

Ibrahim, mbreti i shtetit Johor, bëri betimin në pallatin mbretëror para zyrtarëve të tjerë mbretërorë, kryeministrit Anwar Ibrahim, dhe ministrave.

I njohur në vend me emrin Yang Di-Pertuan Agong, mbreti ka një rol kryesisht ceremonial teksa fuqitë administrative ushtrohen nga kryeministri e parlamenti.

Por ai mbetet lideri formal i qeverisë dhe forcave të armatosura, si dhe konsiderohet mbrojtës i fesë islame dhe i traditës vendase malajziane.

Mbreti ka gjithashtu fuqinë të shpallë emergjenca dhe janë falje për kriminelët.

Në një intervistë në dhjetor, sulltani milionët tha se nuk dëshironte të ishte një “mbret kukull”.

“Ka 222 deputetë në parlament dhe më shumë se 30 milionë popullatë, unë nuk jam me ju, jam me ata. Do të mbështes qeverinë por nëse bëjnë diçka të gabuar unë do t’ua them”, citohej të kishte thënë ai.

I martuar me gjashtë fëmijë, ai ka bërë më parë turne në krahinën e Johor me motorin Harley-Davidson për t’i dhënë bamirësi të varfërve.

Kritikat ndaj mbretit dënohet me burg në Malajzi./TheSun/

Top Channel

Read Entire Article