Sulm i ri ajror në Bejrut, në shënjestër zyrtari i lartë i Hezbollahut

1 month ago 20

Avionët luftarakë izraelitë nisën një sulm të ri me saktësi në Bejrut, njoftoi ushtria izraelite, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Dy burime libaneze të sigurisë theksuan se ky sulm i ri izraelit në periferitë jugore të kryeqytetit libanez kishte për qëllim një komandant të rangut të lartë të Hezbollahut. Fati i tij mbetet i panjohur, thanë ata. Në të njëjtën kohë, ata raportuan se të paktën një person ka mbetur i vrarë gjatë sulmit konkret, pa sqaruar identitetin e tij.

Lexo edhe :

Related Posts

Objektivi i sulmit ajror izraelit në kryeqytetin libanez ishte kreu i njësisë raketore të Hezbollahut , thanë burime nga Tel Avivi për Times of Israel.

Në të njëjtën kohë, burime të tjera nga Arabia Saudite thanë se objektivi ishte Talal Hamia, përgjegjës për operacionet e organizatës jashtë vendit. Megjithatë, emri i tij nuk u konfirmua nga IDF ose Hezbollah./vizionplus.tv

Read Entire Article