Sulm izraelit në Bejrutin, qindra të plagosur, mes tyre ambasadori i Iranit në Liban

1 month ago 30

Qindra njerëz u plagosën këtë të martë nga një sulm izraelit që synonte pajgerët (mjete komunikimi) e anëtarëve të grupit Hezbollah.

Siç shkruan CNN, ambasadori i Iranit në Liban, Mojtaba Amani, ishte një prej të plagosurve në Bejrut. Ai ka marrë dëmtime të lehta dheë aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ministria e Shëndetësisë së Libanit i ka kërkuar qytetarëve të pajisen me pagera që t’i hedhin dhe paralajmëron spitalet që të jenë në gatishmëri të lartë.

Shpërthimet prekën disa zona në Liban, veçanërisht periferitë jugore të Bejrutit, sipas Forcave të Sigurisë së Brendshme të Libanit.

Ushtria izraelite, e cila është përfshirë në sulme me Hezbollahun që nga fillimi i luftës në Gaza tetorin e kaluar, tha se nuk do të komentonte incidentin. /vizionplus.tv

Read Entire Article