Sulmet masive ndaj Houth, SHBA: Nuk po kërkojmë konflikt me Iranin

9 months ago 24

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mohojnë të kërkojnë konflikt me Iranin, ndonëse sulmuan rebelët Houthi të mbështetur nga Teherani.

“Ne nuk kërkojmë konflikt me Iranin. Ne nuk po kërkojmë një përshkallëzim dhe nuk ka asnjë arsye që të ketë një përshkallëzim përtej asaj që ka ndodhur në ditët e fundit”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.

Lexo edhe :

Related Posts

SHBA në bashkëpunim me Britaninë e Madhe sulmuan rebelët Houth, me pretendimin se sulmet do të largonin rrezikun e përhapjes së konfliktit në Lindjen e Mesme, si dhe kërcënimet e anijeve në Detin e Kuq.

Sulmi i koordinuar nga dy superfuqitë është kritikuar ashpër nga presidenti turk, Tajip Rexhep Erdogan, i cili deklaroi se SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar po përgjakin Detin e Kuq./vizionplus.tv/

Read Entire Article