“Sulmet ndaj SPAK dhe lartësimi i Berishës është strategji”, gazetari tregon dy gabimet kryesore të opozitës

2 months ago 31

Sulmet e opozitës ndaj SPAK dhe lartësimi i figurës së Sali Berishës nga të gjithë demokratët, sipas gazetarit Flogert Muça është një strategji komunikimi.

I ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus me Pranvera Bprakajn, Muça evidentoi dy gabime të opozitës, pak muaj para zgjedhjeve. Së pari, sipas tij, PD po gabon duke sulmuar SPAK, që ka mbështetjen e qytetarëve, dhe së dyti deklaratat që dalin nga zyra e shtypit të PD dhe që demoralizon votuesit.

Të gjithë janë gabim, vetëm Berisha jo. Ai është vetë gjyqtar, prokuror, avokat etj. Sa herë drejtësia ka dashur të bëjë punën e saj, Berisha është sjellë njësoj, dikur thotë që janë lavire, tani organizatë kriminale.

Historia për të sulmuar SPAK dhe për të lartësuar Berishën është një strategji komunikimi.

Ajo që është e gabuar nga ana e demokratëve është që edhe pse e kanë kryetarin atje ku është, drejtori i komunikimit të opozitës thotë që me Ramën nuk fitohen zgjedhjet. Kjo demoralizon votuesit.

Gabimi i dytë që bën opozita është beteja me SPAK. Sondazhet nxjerrin që mbështetja ndaj SPAK është e madhe. Rama në 2017 sulmonte Berishën dhe Metën, se të dy ishin antipatik në publik.

Dhe sot këta i bien Altinit që ka mbështetj dhe jo Ramës që nuk ka mbështetje. Kjo është faull i opozitës. E vetmja lëvizje e zgjuar e doktorit është ndarja e qarqeve me Gazin, sepse nëse humbasin atë nuk ka kush ta heq”, tha Muça./vizionplus.tv

Read Entire Article