Është identifikuar shqiptari i plagosur në Athinë, pas sulmit me armë zjarri.
Sipas mediave greke, ai është Florian Bajraktari, 36 vjeç nga Tirana.
Lexo edhe :
Related Posts
Shqiptari i plagosur ka vuajtur dënimin me 15 vite burg për vrasje. Ai është dënuar për vrasje në bashkëpunim në vitin 2000, është liruar me kusht në vitin 2018, ndërsa në vitin 2000 është arrestuar sërish për lojëra të paligjshme të fatit.
Sulmi me armë ditën e sotme ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Kretis” dhe “Akominatou” në Athinë. Sipas mediave greke, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për hakmarrje. Nga një makinë fuoristradë është gjuajtuar me armë zjarri në drejtim të shqiptarit, i cili ndodhej në një lokal./vizionplus.tv