Sundimi i ligjit, Balla: Vijon me sukses goditja e fenomenit të armëmbajtjes pa leje

4 months ago 7

Policia e Shtetit po vijon çdo ditë operacionet për të goditur fenomenin e armëmbajtjes pa leje. Përmes një postimi në rrjetet sociale ministri Balla thekson se Policia e Shtetit po godet çdo ditë armëmbajtjen pa leje.

Policia e Shtetit po godet çdo ditë armëmbajtjen pa leje, një fenomen që mbetet gjithmonë një shembull i keq në sytë e publikut, një shpërfillje e rëndë ndaj ligjit dhe arrogancë e hapur ndaj shoqërisë sonë. Armëmbajtja pa leje është burim potencial i krimeve të rënda kundër personit”.

Ministri Balla përgëzon operacionet e fundit të Policisë së Shtetit në Elbasan dhe Rinas të cilët arritën të sekuestrojnë armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike, si dhe ndaluan poseduesit e tyre.

Përgëzime Policisë së Shtetit Elbasan dhe Rinas, për operacionet e fundit, duke sekuestruar armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike, si dhe duke ndaluar poseduesit e tyre”, shkruan Balla./vizionplus.tv

Read Entire Article