“Të gjithë të bashkuar mund t’ia dalim. Forca çuna”. Ky është mesazhi që Myrto Uzuni ka shpërndarë në rrjetin e tij social Instagram, teksa ka postuar një fotografi të lojtarëve të ekipit kuqezi.
Uzuni në këtë kampionat u la jashtë listës nga trajneri brazilian Sylvionio, ndërsa deri më tani ai nuk ka reaguar në asnjë lloj forme, qoftë kjo në media apo rrjetet sociale.
Prej disa javësh larg polemikave, ky reagim i parë i Uzunit tregon shumë. Edhe pse ai ndodhet jashtë listës, mbështetja për shokët e skuadrës është e madhe.
Shqipërisë luan nesër ndaj Spanjës, ndeshjen ndoshta më të rëndësishme të historisë së saj. Në kërkim të tre pikëshit për tu kualifikuar, përballja me spanjollët do të jetë vendimtarja për ekipin kuqezi.
Paraqitja e Shqipërisë në këtë europian ka qenë shumë e mirë dhe ndonëse ishte në “grupin e ferrit”, ka dalë me një humbje 2 me 1 me Italinë dhe një barazim me Kroacinë, që i dha një pikë./vizionplus.tv