Rritet numri i viktimave nga tajfuni Yagi.
Sipas mediave të huaja, numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 350, pasi stuhia shkaktoi 1,6 miliardë dollarë humbje ekonomike në vendin e Azisë juglindore.
Ndërkohë bëhet me dije se rreth 2 mijë persona të tjerë janë të lënduar nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet.
Ministri i Planifikimit dhe Investimeve Nguyen Çi Dung tha se dëmi total paraprak i tajfunit vlerësohet në rreth 1.6 miliardë dollarë.
Ai shtoi se GDP-ja e vendit mund të tkurret me 0.35% dhe 0.22% në dy tremujorët e ardhshëm dhe 0.15% këtë vit.
Qeveria ka nisur një fushatë mbështetëse për të mbledhur një fond prej të paktën 40.7 milionë dollarë nga donatorët vendas dhe të huaj, për banorët e goditur nga stuhia.
Australia, SHBA, Japonia, Zvicra dhe Koreja e Jugut janë zotuar gjithashtu të mbështesin Vietnamin për të kapërcyer pasojat e tajfunit Yagi.
India, Japonia dhe Zelanda e Re kanë dërguar tashmë ndihma në Vietnam.