Të huajt preferojnë Vlorën, rritet numri i të punësuarve në turizëm dhe fasoneri

8 months ago 7

Vlora renditet si qyteti më i kërkuar për punësim krahasuar me qytetet e tjera bregdetare Saranda apo Himara. Sipas Agjencisë Kombëtare të Punësimit shifrat po vijojnë trendin rritjes edhe këtë fillimviti.

“Në vitin 2023 ne kemi pasur një rritje të kërkesave të aplikantëve të shtetasve të huaj për punësim. Numri mesatarisht ka qenë 1135, ku Vlora ka trajtuar 1035, Saranda 123 dhe Delvina dhe10 aplikantë”,  shprehet Gjinovefa Xhori nga Zyra Rajonale e Punësimit në Vlorë.

Sipas specialistëve të punësimit vendi ynë ka disa praktika me të huajt në sektorë të ndryshëm si fasoneria apo turizmi me shtetas nga Bangladeshi dhe Filipinet.

“Kryesisht kanë qenë shtetas Bangladeshas, indianë, egjiptianë, filipinezë. Kemi edhe shtetas turq të cilët aplikojnë për punësim kryesisht në sektorin e shëndetësisë. Ka edhe kërkesa nga punëdhënës të cilët kanë një aktivitet në ndërtim” , thotë Xhori.

Ndërkohë  sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria vendore e kufirit dhe migracionit në Vlorë janë të pajisur me leje qëndrimi 2720 shtetas të huaj, nga të cilët 1318 vetëm në Vlorë. /vizionplus.tv

Read Entire Article