Të shtëna me armë në kompaninë e shitjeve online në Rusi, dy të vrarë

1 month ago 21

Të paktën dy persona u vranë nga të shtënat në selinë e Wildberries në Moskë sot, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve, mes një mosmarrëveshjeje midis çiftit themelues të shitësit më të madh online në Rusi, të cilët janë në proces divorci.

“Një roje e dytë e sigurisë nga zyra e Wildberries, e cila u plagos gjatë të shtënave, ka vdekur”, raportoi agjencia e lajmeve Interfax, duke cituar një burim në gjigantin rus.

Agjencia shtetërore e lajmeve Ria Novosti raportoi gjithashtu dy vdekje, duke cituar një burim policor, ndërsa bosi i Wildberries kishte njoftuar më herët vdekjen e një agjenti të sigurisë pas sulmit të armatosur. /vizionplus.tv

Read Entire Article