Teleskopi Hapësinor James Webb (JWST) u nis në orbitë dy vite më parë, por tashmë po fillon të ripërcaktojë pikëpamjen tonë për Universin e hershëm.
NASA ka publikuar disa nga imazhet e kapura, ku Jupiteri planeti më i madh në sistemin diellor, shihet nga afër.
Sateliti ka mundur të fiksojë dhe pamjen e një ylli të shpërthyer në hapësirë.
“Ne sigurisht menduam se do të shihnim njolla të paqarta yjesh. Por ne po shohim gjithashtu galaktika të formuara plotësisht me krahë spirale të përsosur”, tha Prof Gillian Wright për BBC.
Ndërkohë drejtori i Qendrës Teknologjike të Astronomisë në Mbretërinë e Bashkuar pohoi se teleskopi Hapësinor James Webb po ndryshon mënyrën e mendimit shkencor pasi po sjell fakte mbi mënyrën se si janë të ndërtuar planetet në hapësirë.
Reja molekulare e Kameleonit i është rreth 630 vite dritë nga Toka. Pikërisht këtu, ku temperaturat shkojnë deri në -260C, Webb ka zbuluar lloje të kokrrave të akullit që nuk janë vërejtur më parë.
Këto risi pritet që t’i shërbejnë shkencës për vitet në vijim për të kuptuar akoma më mirë mënyrën e funksionimit të universit.
Top Channel