Temperatura deri në 21 gradë, parashikimi i motit për ditën e diel

8 months ago 37

Do të mbetet territori shqiptar nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike ku moti i kthjellët dhe i ngrohtë do të dominojë në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës  bregdetare ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herë pas- herëshme në të gjithë territorin e vendit.

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë si në orët e mëngjesit edhe në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 1°C temperatura më e ulët deri në 21°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 1 – 2 ballë./vizionplus.tv

Read Entire Article