Tensionet e fundit në Kosovë, 300 ushtarë britanikë do u bashkohen trupave të KFOR-it

1 month ago 30

Pas rritjes së tensioneve në Kosovë, duket se prania e forcave ndërkombëtare në vend do të rritet.

Sipas gazetës zviceriane në shqip, Le Canton 27.ch, mbi 300 ushtarë britanikë pritet të zbarkojnë sot në territorin e Republikës së Kosocës si përforcim i trupave të KFOR.

Ky kontigjent i ri i ushtarëve britanikë nga Regjimenti Mbretëror i Yorkshire do të vendoset përkohësisht nga sot deri në fund të tetorit dhe do të kryejnë aktivitete stërvitore së bashku me trupat e tjera të KFOR.

Këta të fundit bënë me dije se qëllimi i këtyre stërvitjeve është testimi i procedurave ekzistuese për dislokimin e trupave shtesë dhe integrimi i tyre në misionin paqeruajtës të udhëhequr nga NATO në Republiken e Kosovës. /vizionplus.tv

Read Entire Article