Forcat RENEA kanë vënë në pranga të shumërkuarin Marklen Haka në Nikël të Fushë Krujës.
Sipas informacioneve Marklen Haka sapo ka kuptuar se ka qenë i rrethuar nga forcat RENEA ka tentuar të arratiset këmbëzbathur, dhe ashtu ëhstë shoqëruar në Tiranë.
Lexo edhe :
Related Posts
“Operacioni është koduar “Liqeni I Bacungut” për shkak të vendndodhjes se banesës ku fshihej Haka. 33-vjecari sapo ka kuptuar që po ndërhyjnë forcat RENEA, ka tentuar të arratiset kembezbathur (ashtu është sjellë edhe në Drejtorinë e Tiranës, kembezbathur). Bashkë me të janë dhe 4 persona të tjerë të ndaluar por ende nuk ka një akuzë ndaj tyre. Të pyetur se kujt I përket arma tjetër e gjetur në banesë ata nuk kanë pranuar të jetë e ndonjërit prej tyre. Ndaj tyre pritet të komunikohet akuza e armëmbajtjes pa leje”, theksohet në njoftimin e policisë.
Njoftimi:
Falë inteligjencës policore, shërbimet e DVP Tiranë në bashkëpunim me Repartin Special RENEA, organizuan operacionin për kapjen dhe arrestimin e personit me rrezikshmëri të lartë shoqërore, shtetasit Marklen Haka alias Marklen Aliu.
Operacioni ishte i një shkalle të lartë vështirësie dhe rrezikshmërie, dhe ka filluar më datë 02.09.2024 dhe është finalizuar sot rreth orës 14:00.
Si rezultat i këtij operacioni, në afërsi të Liqenit të Bacungut, Nikël, Krujë, ditën e sotme, është bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit Marklen Haka alias Marklen Aliu.
Gjatë operacionit janë shoqëruar dhe persona të tjerë të cilët po verifikohen nga strukturat e Policisë.
Në objektin ku është lokalizuar shtetasi Marklen Haka alias Marklen Aliu, është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi me vendimin 49/31 datë 15.05.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë në dëm të shtetasit D. B., kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 22, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit penal, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit D. B., kryerja në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a e 334 të Kodit penal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.
Kush është Marklen Haka?
Marklen Haka është emër i njohur për drejtësinë. Në janar të vitit 2020 Marklen Haka u arrestua nga forcat RENEA gjatë një operacioni te shtrirë në disa qytete të vendit. Ai ra në pranga si i dyshuar për 3 vepra penale: “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Moskallëzim krimi”, por liria e tij do të kufizohej vetëm pak ditë. Prokuroria nuk mundi ti faktonte këto akuza dhe ai u la i lirë nga gjykata.
Ai ka qenë i arrestuar më herët për një vrasje të ndodhur në Qershor të viti 2011 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, por ishte liruar për mungesë provash. Marklen Haka, në shtator të vitit 2019 i ka shpëtuar një atentati në derë të shtëpisë së tij, ku mbeti e vdekur halla e tij, Shpresa Basha.
Më 8 qershor 2022, ai i shpëtoi një tjetër atentati, në hyrje të fshatit Nikël në Fushë-Krujë por shpëtoi, duke marrë një plumb në nofull. /vizionplus.tv/