Një shqiptar ka përfunduar në pranga, pasi është përpjekur të hyjë fshehurazi në Angli nga dera e pasme e një autobusi.
Policia ndaloi shqiptarin, ndërsa ai udhëtonte me një autobus nga Dublini në Belfast, pasi kishte fluturuar në Republikë me një pasaportë të rreme greke nga Shqipëria më herët atë ditë.
Sipas mediave të huaja, shqiptari kishte vetëm pak ditë që ishte dëbuar nga Anglia, pasi ishte kapur me drogë.
Ai ishte pjesë e një bande që trafikonin lëndë narkotike. I arrestuari rezultonte i dënuar me 20 muaj në një burg britanik për kultivimin e kanabisit, ishte ndër ata që u kapën nga zbatuesit e imigracionit të Home Office në një goditje të madhe mbarëkombëtare këtë javë. /vizionplus.tv