Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 56-vjeçarin Nesti Zhorbo, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “vepra të turpshme me minorene”.
56-vjeçari vetëm pak ditë më parë ka qenë i ulur ne nje prej lulishteve të qytetit të Korçës, ku pranë tij kanë qenë duke luajtur dy vajzat e mitura dhe ka tentuar t’i prekë në disa pjesë të trupit dy minorenet, ngjarje kjo e parë nga disa kalimtarë të rastit por edhe një prej familjarëve të vajzave, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.
Burime pranë policisë së Korçës thanë se Nesti Zhorbo ka kryer dhe me pare gjeste të turpshme në vende publike në qytetin e Korçës.Ka qënë organi i akuzës ai që i ka kërkuar gjykatës së Korçës vlerësimin e masës së sigurimit arrest me burg, kërkesë e cila gjykata e ka pranuar edhe në kushte kur avokati mbrojtës ka kërkuar një masë tjetër sigurie./vizionplus.tv