Tentoi të vidhte një kioskë duke thyer xhamat, në pranga autori nga Lushnja

8 months ago 16

Patrullat e Policisë së Komisariatit Fier kanë marrë informacion se në lagjen “1 Maji” dikush po tenton të grabisë një kioskë duke thyer xhamat dhe janë vënë në ndjekje të autorit.

Si rezultat nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Pergjithshme u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit O. Ll., 42 vjeç, banues në Lushnjë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

Read Entire Article