Tentoi vetëvrasjen nga dhuna/ Zbardhet dëshmia e bashkëshortes së Jetnor Zhabolit, shenjat që iu gjetën në trup

7 months ago 25
Reklamë

Gruaja e 35-vjeçarit Jetnor Zhaboli, i cili e mbante të mbyllur bashkë me fëmijët e mitur në dëshminë e saj në polici tha se ai ka ushtruar dhunë sistematike ndaj saj për një kohë të gjatë.

Dhuna vinte pa shkak, sipas saj, ndërsa rasti i fundit ishte dy ditë para se ai të arrestohej, ku e ka goditur fort në krah duke e lënë të dëmtuar rëndë. Gruaja ka pasur hematoma të ndryshme në trup të shkaktuara nga dhuna.

Përveç dhunës fizike ai terrorizonte familjen me veprime të pa kontrolluara. Fikte energjinë elektrike natën dhe rrinte me elektrik dore duke i zgjuar nga gjumi e duke ua vendosur në fytyrë.

Policia ka pasur informacion për këtë rast dhune që në dhjetor të vitit 2023, por kur kanë marrë kontakt me gruan ajo nuk ka pranuar të denoncojë duke thënë se i shoqi është i sëmurë vuan nga halucinacionet por nuk e dhunon.

Top Channel

Read Entire Article