Duke filluar nga dita e sotme Anticikloni Afrikan fillon gradualisht tërheqjen e tij duke i lënë vendin masave ajrore më të freskëta dhe relativisht më të lagështa me origjinë veriperëndimore, parashikon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Nga dita e sotme pritet një rënie të temperaturave dhe vlera e tyre do të jetë brenda “normaleve” të mesatareve klimatike mujore për vendin tonë.
Ndërsa për ata që do ta kalojnë fundjavën në bregdet era do të jetë pak “problematike” pasi do të fryjë me shpejtësi mesatare 3-7m/s dhe me rrahje deri në 10m/s dhe drejtim kryesor nga kuadrati i veriut.
Referuar parashikimit të SHMU, në Berat pritet të regjistrohet temperatura më e lartë e ditës së sotme, 38 gradë celcius.