“Territor i pastër”, asgjësohen 1388 bimë kanabis në Shkodër, asnjë gjurmë nga kultivuesit

1 month ago 22

Policia ka asgjësuar 1388 bimë kanabis gjatë kontrolleve në territorin e Shkodrës.

“Gjatë kësaj faze të megaoperacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territoret e njësive administrative Pult, Shalë dhe Shllak, dhe asgjësuan 1388 bimë cannabisi”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, lidhur me bimët narkotike nuk është identifikuar dhe arrestuar asnjë kultivues. Policia njofton se vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e tyre./vizionplus.tv

Read Entire Article