“Territor i pastër”, sekuestrohen 1150 bimë kanabis në Krujë, asgjesohet përmes djegies

4 months ago 27

Policia e Krujës ka gjetur dhe sekuestruar 1150 bimë kanabis, në disa ambiente të ndryshme që ishin përshtatur për kultivimin e tyre.

Në kuadër të planit operacional “Territori i pastër”, kontrollet u ushtruan në  fshatin Burz Mal dhe në fshatin Shkretë.

Një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.

Komisariati i Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Territor i pastër”, ka vijuar kontrollet në terren.

Gjatë kontrolleve në fshatin Burz Mal dhe në fshatin Shkretë, u konstatuan disa ambiente të përshtatura për kultivim, në të cilat u gjetën 1150 bimë të dyshuara narkotike kanabis.

Një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal./vizionplus.tv

Read Entire Article