Kroacia e Shqipëria u përballën në një ndeshje të zjarrtë në qytetin e Hamburgut, në “Volksparkstadion”, në kuadër të Euro2024. Ndeshja përfundoi me shifrat 2-2, duke i dhuruar Kombëtares pikën e parë në këtë Europian.
Si në çdo përballje të kuq e zive, tifozëria ishte e flaktë, por shumë speciale ishte për Jasir Asanin, i cili mundësoli golin e parë në përballjen e djeshme me pasimin për Laçin.
Lexo edhe :
Related Posts
Partnerja e tij Giota, ishte në shkallët e stadiumit duke u bërë edhe mbështjetja më e madhe e futbollistit.
Siç kanë treguar vetë çifti, njohja e tyre ka nisur në Instagram dhe lidhja është konsoliduar e tani Asani dhe Giota e shohin veten me fëmijë, në një të ardhme të afërt.
Kujtojmë se Asani u bë viral ditën e djeshme në mediat ndërkombëtare, falë atleteve “fatsjellëse” me Super Marion. Dizanji unik i tyre mori fokusin e kamerave në Euro 2024 dhe u shpërndanë masivisht në rrjet./vizionplus.tv