TikTok me lejen e prindërve! Aktivistja: Nisma e kryeministrit të Francës, të përqafohet edhe nga vendet e tjera

8 months ago 23

Kryeministri francez, Gabriel Attal, po kërkon t’ua bëjë të pamundur fëmijëve nën moshën 13-vjeçare që t’i përdorin rrjetet sociale.

Sipas tij, të rinjtë e moshave 13-15-vjeçare do të duhej t’i përdornin rrjetet sociale vetëm me leje të prindërve. Ditët e fundit bëri bijë në vend arrestimi i gjyshes dhe djalit të saj që së bashku shfrytëzonin djalin e këtij të fundit, 10-vjeçar ne platformën TikTok. E kur shtetet e zhvilluara po marrin masa, po në Shqipëri çfarë duhet bërë?

Iris Luarasi, pedagoge dhe aktiviste: “E quajnë një nisëm të shëndetshme botërore. Jam e sigurt që do përqafohet edhe në vendet e tjera, jo vetëm në Francë. Nga pikëpamja se si mund të realizohet, patjetër që ka forma të ndryshme. Në momentin që ti ke aq para sa për ti blerë fëmijës një telefon deri në 1500 euro, patjetër që do të kesh mundësi për të blerë edhe një software që ta ndalosh fëmijën të ketë qasje ndaj rrjeteve sociale. Duhet përshëndetur ndërhyrja policisë, sepse forcimi ligjit është e vetmja mënyrë për ta shmangur. Patjetër që mendoj se edukimi dhe parandalimi është një element i rëndësishëm, por të gjitha duhet të shkojnë bashkë”.

Top Channel

Read Entire Article