Top Channel zbardh dosjen! Si Kozici telefonoi Hafesllarin nga burgu i Drenovës për lehtësimin e masës: Të mos mundohemi, ta bëjmë thuaj moj të…

8 months ago 17

Të tjera detaje dalin në dritë nga dosja e SPAK sa i përket rastit të Korçës, ku avokatët ndërhynë pranë Gjykatës së Apelit të Korçës për të lehtësuar masën e sigurisë Blerand Kozicit.

Në datën 5 janar 2023, ora 12.39, menjëherë pasi ka përfunduar biseda telefonike me Kodrën, Hafesllari ka zhvilluar një tjetër bisedë me një numër që rezulton se i përket kabinës telefonike pranë IEVP Drenovë. Në anën tjetër të telefonit është Blerand Kozicit.

Hafesllari: tashi fola një çikë me avokatin, ka rrezik nesër mos….(nuk është realizuar kjo bisedë telefonike: kuptohet)

Kozici nga burgu: Ne vajtëm sot, ça nesër…s’ta tha ai?

Hafësllari: Jooo, jo mo tashti fola me sekretaren!

Kozici nga burgu: E dee sekretarja…leshi..s’erdhi ai, s’u paraqit fare..

Hafësllari: Avokati??

Kozici nga burgu: Ehh, na vuri avokat ëhëë gjykata tani.

Hafësllari: Po tani si i vajte? Avokat e do…do…

Kozici nga burgu: Po emo vunë ato tha, se ai i kishte thënë të hënën andej mua paraqitem, nuk mundem…e ke parasysh? Kjo e apelit një ditë afat paska, nuk lejohet tha, do t’ju veme Ineve avokat tha, nqs s’lejohet tha është në rregull ju e dini. Edhe nejse na vunë ata një.

Hafësllari: Tashi mo fola unë do mundohem ta bëjmë tha nesër…

Kozici nga burgu: Po ç’do mundohemi, ta bëjmë thoji moj të qifja robtë….

Hafësllari: Prit, prit se ka dërguar një gjë ajo tashti dee !!

Kozici nga burgu: Ahh ehh mirë…

Hafësllari: Ehh tha, shikoje.

Kozici nga burgu: Ahhh…

Hafësllari: Ja të shikojmë tashti çar…prandaj s’ashu ay…

Kozici nga burgu: A…ahh…

Hafësllari: …e ke parasysh tashti? Ja ta lexoj se ka dërguar…… hajde. Po ashtu pastaj mbasdite.

Kozici nga burgu:…okej…

Nga bisedat e mësipërme konstatohet se avokatja Dajana Kodra, duke qenë në dijeni se avokati i zgjedhur, Arben Lena nuk është paraqitur në seancë gjyqësore, ka kontaktuar me shtetasin Nikolla Hafësllari, duke i dërguar këtij të fundit një “porosi” nëpërmjet shtetasit “Dashi”, i cili rezulton se është shtetasi Nikolla Jesku. Dyshohet se “porosia” qenë pikërisht shuma që avokatja ka kërkuar me qëllim zbutjen e masës së sigurimit për Blerand Kozici.

Kështu, Hafesllari i ka lënë një mesazh që ka këtë përmbajtje: Imi jam. Në përgjigje, Dashi e pyet: Ku je tani, unë tek axhensia jam.

14 minuta më vonë, Hafesllari telefonon Dritan Tabakun, në të cilën ky i fundit interesohet nëse kanë folur me avokaten për gjyqin. Hafesllari i përgjigjet se gjyqi ishte shtyrë sepse s’ishte paraqitur avokati.

Tabaku: He more!

Hafesllari: Hë mo…

Tabaku: Vajtët… avokatja de?

Hafesllari: Po fola mo fola…

Tabaku:

Hafësllari: Car bën ti?

Tabaku: Hiç.

Hafësllari: …..

Tabaku: …..

Hafesllari: …po fola mo, ka kaluar kshu se mori Bataku…

Tabaku: …ehhh…

Hafësllari: Ka marrë shtyrje për nesër më duket.

Tabaku: Për gjyqin?

Hafësllari: Ehh oh!

Tabaku: …..

Hafësllari: …ka qenë mo, në gjyq ka qenë sot…

Tabaku: …ehhh…

Hafesllari: Tashi mori! S’ishte paraqitur avokati, vari leshtë

Tabaku: Ahh të qifja…

Hafësllari: Hajd, hajd, mirë flasim nga afër…

Top Channel

Read Entire Article