Oficerët e policisë së Prokurorisë së Narkotikëve vëzhguan në mënyrë diskrete një 40-vjeçar shqiptar, për të cilin kishin prova se trafikonte sasi heroine dhe kanabis në Rodos.
Ai u arrestua mesditën e së premtes, kur mori një çantë me sasi droge nga një ambient i jashtëm që përdorte dhe u nis drejt shtëpisë së tij që ndodhet aty pranë, jashtë së cilës policia e ka ndaluar dhe e ka vënë në pranga.
Gjatë kontrollit iu gjetën 156,7 gramë kokainë, kanabis i papërpunuar me peshë 644,8 gramë dhe një peshore precize, të cilat u konfiskuan.
Ndaj 40-vjeçarit u krijua një dosje për mbajtje , ruajtje dhe trafikim të lëndëve narkotike, e cila u dërgua në Prokurorinë e Rrethit Rodos. Në dosje përfshihen edhe një 34-vjeçar grek dhe një i huaj 31-vjeçar, me të cilët shqiptari kishte kryer transaksione./vizionplus.tv