Kjo e shtunë ka shënuar disa aksidente në qytete të ndryshme të vendit, fatmirësisht pa viktima, por vetëm me të plagosur.
Në superstradën Laç-Lezhë një kamion i tonazhit të rëndë është përplasur me një veturë, ku për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit, i cili më pas është dërguar në spitalin e Lezhës.
Lexo edhe :
Related Posts
Nga përplasja e fortë dy makinat kanë dalë nga rruga.
Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë shoferin e plagosur nga vetura. Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti
Ndërkohë një tjetër ngjarje rrugore u shënua në fshatin Savër të Lushnjës. Një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shtyllën elektrike. Për pasojë, shoferi është lënduar dhe është dërguar në spitalin e Lushnjës për ndihmën e shpejtë. Shkak dyshohet se është bërë përgjumja e drejtuesit të mjetit.
Edhe në Pogradec tre makina janë përplasur me njëra tjetrën. Ngricat në rrugë dhe shpejtësia u bënë shkak që mjetet të përplasen njëra pas tjetrës. Fatmirësisht nga goditjet ka patur vetëm dëme materiale. /vizionplus.tv