Tre breza në dy vrasje në Roskovec, çfarë zbuloi policia në arrestimin e dy djemve të autorit, roli i gjyshit

2 months ago 28

Krimi i dyfishtë në Roskovec ka marrë një tjetër rrjedhë. Këtë të mërkurë policia bëri të ditur arrestimin edhe të dy djemve të autorit, Ervis dhe Emaurisio Kuka. Këta të fundit dyshohet se kanë bashkëpunuar me të atin, Altin Kuka, në ekzekutimin gjakftohtë të Lavdërim dhe Gramoz Kurtajt.

Çfarë zbuluan hetimet?

Lexo edhe :

Related Posts

Policia njoftoi se ngjarja e cila është ende nën hetim “fsheh” të tjera detaje të rënda. Menjëherë pas vrasjes së dyfishtë, në komisariat u paraqit Altin Kuka, i cili mori përsipër autorësinë e krimit duke mos përfshirë djemtë e tij.

Por hetimet zbuluan se ai nuk kishte vepruar i vetëm.

“Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në Roskovec, ku u vranë me armë zjarri 2 shtetas, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

-A. K., 49 vjeç, E. K., 21 vjeç dhe E. K., 18 vjeç (babai dhe 2 djemtë e tij), të tre banues në Fier, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë me armë zjarri automatik, shtetasit L. K., 46 vjeç, dhe G. K., 52 vjeç, për motive të dobëta”, njoftoi policia.

Përfshirja e gjyshit

Kontrollet e policisë në banesën e autorit të dyshuar, Altin Kukës, zbuluan një sërë armësh dhe municioni luftarak, të mbajtur pa leje. Për këtë rast u procedua penalisht babai i tij, i cili për shkak të moshës nuk mund të burgoset.

Konkretisht në banesë u gjetën 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, 4 krehra, municion luftarak, 5 automjete dhe 1 motoçikletë.

Si ndodhi ngjarja

Një debat për motive të dobëta mes punëtorit të pularisë në pronësi të Altin Kukës dhe djemve të dy viktimave Lavdimir dhe Gramos Kurtaj, u bë shkak i vrasjes së këtyre dy të fundit një ditë më parë në fshatin Kurjan të Roskovecit.

Pasi është konfliktuar me djemtë e viktimave, të moshës 21 dhe 25 vjeç, punëtori mesa duket ka kërkuar ndërhyrjen e djalit të autorit.

Pasi kanë debatuar dy herë, djemtë kanë përplasur makinat me njëri tjetrin.

Pas kësaj autori i ngjarjes, Altin Kuka, kur mësoi për konfliktin nga djali i tij, mori një automatik që e mbante në shtëpi dhe shkoi menjëherë në lokalin e vogël në pronësi të dy vëllezërve Vladimir dhe Gramos Kurtaj.

Megjithatë ngjarja është ende nën hetim, teksa dinamika e krimit pritet të bëhet e qartë në vijim./vizionplus.tv

Read Entire Article