“Tregu do të mbytet me mish të ngrirë”

1 month ago 24

Çdo fundviti në prag të hartimit të paketës fiskale, një grup biznesesh të përpunimit të mishit i kërkojnë qeverisë të heq tarifën e importit të  produkteve të mishit që vijnë jashtë vendeve të BE-së. Por fermerë dhe prodhues vendas e shohin një masë të tillë, nëse do të miratohet si një goditje finale që do t’i jepet prodhimit vendas. Edmond Mara, nga shoqata e shpend -rritës duke folur në emisionin E-ZONE tha se tregu do të mbytet me mish të ngrirë

“Çdo qeveri harton politika që të mos dëmtojnë prodhimin vendas. Fokusi kryesor është që të ruajmë ato pak prodhime të vendit. Në rast se një vendim i tillë merret në konsideratë, ajo çka do të ndodhë në tregun tonë është që do të kemi më shumë mish të ngrirë në treg. Konkretisht do të kemi më shumë mish pule apo sallameri të ngrira që do të vijnë nga Brazili”, tha Mara

Lexo edhe :

Related Posts

Disa shoqata në vend do të bëhen bashkë për të kundërshtuar këtë nisëm, që ministria e Bujqësisë paralajmëroi se do ta konkretizojë në paketën fiskale të vitit 2025. Ata do ti kërkojnë qeverisë që të mos e miratojnë një nisëm të tillë.

“Mishi i ngrirë ka shumë probleme. Shumë kontrolle kanë evidentuar se salmonella është e gjallë.  Në vend që të  mendojnë si të stimulojnë blegtorinë që po shkon drejt shfarosjes, qeveria hap traun për mishin e huaj. Sa i përket sektorit që unë përfaqësojë, në Shqipëri numërohen 27 stabilimente të rritjes së pulave. Numërohen 3000 punonjës. Në rast se do të hiqet trau për mishin nga Brazili tregu do të mbytet me pula të ngrira”, tha Mara

Kompanitë përpunuese të mishit në vend, në letrën dërguar qeverisë, argumentojnë se ato vijojnë të humbasin konkurueshmërinë, pasi vende të rajonit importojnë mishin si lëndë të parë me taksa doganore zero. Ndërkohë Shqipëria është e vetmja sipas tyre që aplikon taksë. /vizionplus.tv

Read Entire Article