“Një tren që udhëtonte nga kryeqyteti çek i Pragës për në kryeqytetin hungarez të Budapestit u përplas me një autobus në Sllovakinë jugore ditën e sotme, duke lënë të paktën pesë persona të vdekur dhe pesë të plagosur”, thanë zyrtarët.
Mediat e huaja raportojnë se më shumë se 100 njerëz ishin në trenin Eurocity kur aksidenti ndodhi pak pas orës 17:00 (15:00 GMT) në qytetin Nove Zamky, thanë policia dhe kompania hekurudhore sllovake ZSSK. Vdekjet dhe plagosjet u konfirmuan nga shërbimi i shpëtimit të Sllovakisë.
“Autobusi u dëmtua rëndë në aksident”, thanë zyrtarët hekurudhor.
Rruga kryesore e trenit që lidh kryeqytetin e Sllovakisë Bratislava me Budapestin u mbyll deri në një njoftim të dytë.
“Më shumë se 100 pasagjerë të bllokuar në trenin e goditur po transportoheshin me autobusë për në qytetin Sturovo në kufirin hungarez”, tha ZSSK./vizionplus.tv