Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump në debatin përballë kundërshtares së tij, Kamala Harris, vuri theksin tek retorika e majtë.
Ai foli për atentat ndaj tij, gjatë fushatës në Pensilvani, duke theksuar se ky akt ekstrem është i nxitur nga mënyra se si ai përshkruhet nga Harris dhe të tjerë kundërshtarë të majtë.
Lexo edhe :
Related Posts
“Kjo është ajo që ka armatosur. Jo unë. Ajo ka armatosur,” tha Trump.
“Me siguri kam marrë një plumb në kokë për shkak të gjërave që thonë për mua”, tha ai.
Trump u qëllua në vesh në një tubim të korrikut në Pensilvani përpara se Shërbimi Sekret të vriste sulmuesin dhe ta shoqëronte jashtë skenës.
Ish-presidenti Trump dhe zëvendëspresidentja Harris u përballën për herë të parë në Filadelfia, Pensilvani për një debat të moderuar nga ABC News të martën.
Ngjarja ishte teknikisht debati i dytë presidencial i zgjedhjeve, por ishte i pari që kur Presidenti Biden përfundoi fushatën e tij dhe demokratët propozuan Harrisin./vizionplus.tv