“Vetëm presidentët e rëndësishëm pushkatohen,” u tha Donald Trump mbështetësve të tij të martën, dy ditë pas tentativës së dytë për ta vrarë.
Ish-presidenti republikan iu rikthye fushatës dhe vizitoi Flint, Michigan, një qytet që merret me efektet e mbylljes së fabrikave të automjeteve.
“Është një punë e rrezikshme të jesh president,” tha ai.
Trump u tha mbështetësve se ai mori një telefonatë nga rivalja e tij presidenciale, Kamala Harris, të cilën ai tha se e vlerësoi.
Mes kritikave të vazhdueshme ndaj Harris, Trump shtoi se edhe presidenti Joe Biden e ka telefonuar, por “do të kisha preferuar që ajo telefonatë të mos ishte bërë sepse ai ishte shumë i sjellshëm me mua”, tha ai.
Megjithatë, gjatë debatit përballë kundërshtares së tij, Kamala Harris, duke iu referuar atentatit të tij të parë, Trump theksoi se shkak është bërë retorika e demokratëve ndaj tij.
“Për shkak të retorikës së së majtës komuniste, plumbat po fishkëllejnë dhe do të përkeqësohet”, tha Trump.
Nga ana tjetër, mbështetësit e Trump thonë se sulmet kundër tij kanë forcuar vendosmërinë e tyre për të votuar për të./vizionplus.tv