“U emërua nga bandat”, Drejtori i Policisë së Shkodrës reagon pas akuzave të Bardhit: Mashtrim, do të të padis!

2 months ago 18

Drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj ka reaguar lidhur me deklaratat e bëra nga demokrato Gazmend Bardhi, i cili tha se bisedat e eksponentëve kriminal në SkyECC nxjerrin në pah se ai është emëruar në këtë post me urdhër të bandave kriminale.

Sulaj ka përgënjeshtruar këto deklarata, ndërsa ka shtuar se ai është emëruar në detyrë në shtator të këtij viti, teksa bisedat në fjalë janë kryer në vitin 2021.

Lexo edhe :

Related Posts

“Lidhur me disa deklarime të bëra nga një përfaqësues i një subjekti politik në seancën plenare të datës 12.09.2024 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për disa insinuata për emërimin tim Drejtor të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, unë ndiej përgjegjësinë morale dhe profesionale të sqaroj opinion publik se këto deklarata të bëra sot, janë shpifje, të pabazuara dhe synojnë që të cënojnë figurën time në këtë proces të rëndësishëm të hapjes së konkurseve për pozicionet drejtuese në Policinë e Shtetit.

Sqaroj opinionin publik se unë Drejtuesi i Parë Edmond Reis SULAJ, jam emëruar në këtë pozicion sipas Urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nr. 6108, datë 11.10.2023. Sqarohet qartësisht se emërimi im, është kryer rreth 3 vite  më vonë se periudha kohore së cilës i referohet deklaruesi”, shkruan ai.

Po ashtu, ai thekson se do të kallëzoj penalisht demokratin Gazmend Bardhi.

“Në vijim, informoj se do të procedoj me hapat ligjorë që parashikon ligji në fuqi, përfshirë edhe depozitimin e një kallëzimi penal”, shkruan ai.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, i cili theksoi se bisedat janë të vitit 2021./vizionplus.tv

Read Entire Article