Një hajdut ‘profesionist’ shqiptar që u kap në aeroportin e Lutonit, teksa përpiqej të largohej nga Britania e Madhe me sende të vjedhura në pesë shtëpi në zonat e pasura të Essex, Gloucestershire dhe Worcestershire, u dënua me gjashtë vite burg.
34-vjeçari, i identifikuar si Arkand Pitarka kishte mbi pesë mijë paund dhe një sasi të konsiderueshme bizhuterish, kur u arrestua nga policia në 12 dhjetor 2023.
Ai doli para gjykatës në 8 mars, ku u dënua me gjashtë vite heqje lirie.
Prokurori Ian Fenny tregoi se Pitarka kishte udhëtuar rregullisht brenda dhe jashtë Anglisë për një periudhë të gjatë kohore, por nuk ka prova se ai ka punuar në mënyrë të ligjshme në vend.
ADN-ja e Pitarkës u gjet në skenat e pesë vjedhjeve që ka kryer në këtë vend, ndërkohë që ai është person me precedent penal në Gjermani, Suedi dhe Shqipëri. Me këto pesë grabitje, ai ka shkaktuar një dëm ekonomik prej gati 110 mijë paundësh.
Top Channel