Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin “Brothers” dhe ka vënë në pranga tre vëllezër, të cilët u kapën në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike.
Vizion Plus mëson se u vunë në pranga shtetasit Rauland, Emiljan dhe Albert Vezi.
Asgjësohen dhjetëra fidanë dhe bimë cannabisi.
Këta shtetas, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Maskuri, kishin kultivuar në një parcelë, dhjetëra fidanë dhe bimë cannabisi. Gjatë operacionit, këta shtetas u kapën në parcelë, duke u kujdesur për bimët narkotike.
Gjatë hetimit proaktiv janë siguruar prova filmike kur këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shkonin në mënyrë të përsëritur te parcela për t’u kujdesur për bimët.
Gjatë operacionit shërbimet e Policisë kanë asgjësuar fidanët dhe bimët narkotike, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një gjenerator, tuba uji, pleh kimik, kubikë polesteroli, 2 automjete dhe 3 celularë./vizionplus.tv