Një shqiptar dhe partnerja e tij janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës nga policia italiane pasi u ndalën në autostradën Bozen-Sud, pasi gjatë kontrollit të makinës së tyre u gjetën 15 kilogram lëndë narkotike e llojit kokainë.
Mediat italiane raportojnë se 52-vjeçari shqiptar dhe partnerja e tij 37-vjeçari banues në Abruzzo u ndalën pak pasi kishte kaluar mesnata.
Oficerët fillimisht e ndaluan makinën për shkak të manovrave të rrezikshme që po kryente në rrugë. Në momentin që po ushtrohej kontroll dy personat u dukën mjaft të tensionuar.
Pas kontrollit të letërnjoftimit policia vuri re se shoiferi shqiptar rezultonte me precedentë të mëparshëm penal, ndërsa makina ishte e një mikut të tij po shqiptar, i cili është një emër mjaft i njohur në botën e krimit.
Lënda narkotike u sekuestrua. Në qoftë se ajo do të dilte në treg do të sillte fitime më shumë se 5 milionë euro. /Vizionplus.tv/