Dy emigrantë shqiptarë u kapën duke u përpjekur të arratiseshin nga dera e pasme e një fabrike kanabisi, kur policia bastisi pronën.
Brenda u zbulua një fermë kanabisi me vlerë më shumë se 700 mijë paund.
Sipas policië britanike, u arrestuan shtetasit Anton Biba, 22 vjeç dhe Arnold Uku, 27 vjeç. Të dy ishin në gjumë kur policia ekzekutoi një urdhër kontrolli në një pronë në Mayflower Way, Harleston.
Biba dhe Uku u kapën nga oficerët ndërsa u përpoqën të largoheshin nga pjesa e pasme e pronës.
Pesë dhoma në katin e parë dhe tre dhoma në katin tjetër ishin “të mbushura me kanabis” të gjitha në faza të ndryshme të rritjes pas bastisjes më 7 qershor.
Biba dhe Uku, të dy pa adresë fikse, dolën të mërkurën, 4 shtator para Gjykatës.
Biba u dënua me dy vite burg, ndërsa Uku me 27 muaj./vizionplus.tv