Një i mitur shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet greke, pasi akuzohet për tentativë grabitje në bashkëpunim. 14-vjeçari së bashku me dy miqtë e tij, 14 dhe 15 vjeç, njëri grek dhe tjetri bangladeshas, kanë kërcënuar me thikë dy djemtë e moshës 15 dhe 16 vjeç, për t’u marrë para dhe sende personale.
Megjithatë, kur bashkëmoshatarët e tyre kanë rezistuar, tre autorët e mitur janë larguar por janë arrestuar pak kohë më vonë.
Bëhet me dije se bashkë me tre të miturit është arrestuar edhe nëna 43-vjeçare e njërit prej tyre për neglizhencë të mbikëqyrjes ndaj një të miturit./vizionplus.tv