Një 22-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Durrës. I riu raportohet se ishte pjesë e ekuipazhit, teksa ka rënë nga shkallët e anijes.
Si pasojë, 22-vjeçari ka humbur jetën.
“Rreth orës 12:00, në Porto Romano, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga shkallët e një anijeje, shtetasi Y. B., 22 vjeç, pjesëtar i ekipazhit, i cili si pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit./vizionplus.tv