Nga 10 programe prioritare që kishte një vit më parë universiteti i Korçës “Fan S. Noli” këtë vit ka vetëm një të tillë, në fakultetin e bujqësisë në programin e studimit inxhinieri agronimike me 4 kuota studentësh.”
Një gjë e tillë është bërë me dije nga drejtori i kurrikulave pranë këtij universiteti Artur Prifti.
“Nëpërmjet një shkrese zyrtare na është njofruar që për një program studimi do të ketë 4 kuota për 4 studentë të cilët do të përfitojnë pagën minimale prej 400 mijë lekësh”, thotë ai.
Sipas Priftit këtë vit akademik për herë të parë në historinë të këtij universiteti do të ketë një program studimi të përbashkët me universitetin politeknik të Tiranës.
“Këtë vit ka një program të ri inxhinieri informatike, program i përbashkët me UPT. Ka interes, jemi në përfundim të kuotave edhe për këtë program studim dhe besoj se në përfundim të raundit të dytë do të plotësohet 100. Edhe program I ngjashëm TIK ka goxha interes. Ndryshe nga vitet e tjera janë program që janë në rrugë të mirë të rregjistrimit.
Programi inxhinieri informatike është një program I përbashkët I cili përfshin petagogë nga të dyja universitetet. Në përfundim të programeve të studimit studentët me rezu më të mira do të zhvillojnë ose një sem ose vitin e 3 nëuni politeknik dhe do të marrrin diplomë të dyfishtë”, shprehet Prifti.
Më pak të preferuara janë degët e mësuesisë si Matematikë, Fizike, Gjuhë-Letërsi. Ndërsa më të KËRKUARAT vazhdojnë të jenë mamia, infiermeria dhe sportet. /vizionplus.tv