“Unë jam Sali Berisha, nuk mposhtem kurrë”, Berisha në Këshillin Kombëtar: Po burgosin liderin e opozitës si në….

10 months ago 26

Mbledhja e Këshilli Kombëtar po zhvillohet në selinë blu, me pjesëmarrjen e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe anëtarëve të tjerë të PD.

Mbledhja e Këshilli Kombëtar u zhvillua në selinë blu, me pjesëmarrjen e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe anëtarëve të tjerë të PD.

“E vërteta është e parehatshme. Në Tunizi, Ugan, Venezuelë, Rusia kanë arrestuar liderin e opozitës. Pse? Sepse këta kanë folur troç, të vërtetën. Kjo ndodh vetëm në vende jodemokratike, e për fat të keq ky virus ka ardhur edhe këtu. Nuk e kam fjalën vetëm për arrestin e Sali Berishës, por simptomat kanë kohë, me shpalljen time ‘non grata’. I vodhën vulën Sali Berishës. Nga tmerri që kanë, ndalohet emri i Sali Berishës në fletën e votimit. Tani duan ta burgosin Sali Berishën, pa asnjë provë. Zonja, zotërinj, sir, madam, Para se të përsërisni këtë akuzë për Sali Berishën, kontrolloni xhepat tuaj. Unë jam Sali Berisha, nuk mposhtem kurrë”, tha Sali Berisha.

Mbledhja ishte paralajmëruar për të nisur në orën 10. Kjo mbledhje vjen pas mbledhjes me gratë demokrate më herët sot, me të cilat patën një bashkëbisedim, ku bisedoi me aksionin opozitar, “O sot o kurrë”.

Në fjalimin e tij, ish-kryeministri u shpreh i bindur se nuk do ta “lëshojë nga duart” opozitën dhe se tani nis një fazë e re e aksionit opozitar.

“Sot Edi Rama, Rilindja, skapi po fërkojnë duart duke pritur arrestin e Sali Berishës. Ata thonë se është fundi i Berishës, opozitës. Kanë që nga 97’ që e përsërisin, e sërish gabuan rëndë. Edhe në Hënë po të më çoni, unë do gjej mënyrë për të bërë opozitë. Tani nis një fazë e re e aksionit opozitar. Nëse Edi Rama nuk ikën me votë do zgjojmë luanin. Luani është kjo fazë e re e mosbindjes civile. O sot o kurrë të zgjojmë luanin. Në këtë fazë të re mobilizim mosbindje”, tha Berisha.

Për protestën e 27 dhjetorit, Berisha tha se “Do mbrojmë logon, dhëmbë për dhëmbë, pa hezitim se ajo logo është e jona. Dhe kjo betejë nuk është vetëm për logon, por edhe për inspirimin e shqiptarëve që të zgjojnë luanin, të përmbysim regjimin.”

Ndërkohë në diskutimin me dyer të mbyllura, deputeti Flamur Noka tha se rruga e vetme është mosbindja cilive.

“Berisha paraqiti situatën e vendit. Kuvendi miratoi një rezolutë. Kryefjalë është aksioni opozitar në terren dhe mosbindja civile. Deputetët e kanë nisur prej më shumë se 2 muajsh. Liderin e opozitës dhe opozitën synojnë ta likujdojnë. Rruga jonë e vetme është përballja dhe mosbindja civile”, tha deputeti Flamur Noka.

Teksa e quajti kryeministrin diktator, Sali Berisha kërkoi mbështetësve të tij të mos heshtin, por të ngrihen për të luftuar këtë diktaturë, sipas tij.

“Ky regjim nuk u instalua për pak ditë por vit pas viti. Diktatura e re shkeli ligjet dhe procedurën dhe ushtroi vullnetin e një njeriu, njësoj si në kohën e Hoxhës. Sot jemi para vendimit të rëndësishëm. A do vendosim të përballemi me këtë diktaturë? Nëse po ne duhet të shënojmë një kthesë. Deputetët e shënuan. Rama është diktator. Beteja kundër diktaturës kërkon sakrifica. Një vendim historik i secilit është vendimtar në qëndrimin tonë.  Shoqëritë në diktaturë janë të ndara, ka dhe nga ata që heshtin. Heshtja është gjëja më e çmuar në diktaturë. Të mos bëhemi pjesë e heshtjes. Të guxojmë duke vrarë frikën. Të bëjmë projekte si ta dëmtojmë diktaturën. Rama është armiku më i egër i yni. Jemi në diktaturë. Duhet guxim për çdo akt të mosbindjes civile”, tha ai.

Ai përmendi edhe vitin 1990, vit për të cilin tha se “unë isha në protestën e studentëve. Ato ditë ndërkombëtar ishte vetëm ambasadori Hungarisë. Ju siguroj se mbështetja ndaj nesh përcaktohet nga veprimi ynë. Ne duhet të ndihmojmë veten para se të na ndihmojnë të tjerët”, duke siguruar që ka në dorë mbështetjen ndërkombëtare.

Berisha kërkoi angazhimin e të rinjve dhe grave politikisht, gjë që do të shënonte një sukses historik, për të rrëzuar narko-diktaturën.

“Duhen angazhuar të rinjtë. Duhet t’i motivoni ata politikisht. Ky do ishte një ndër sukseset tona më të mëdha.  Gratë për shkak të emigracionit janë sot shumicë numerike dhe cilësore. Të ftojmë zonjat të bëhen pjesë e betejës sonë. Ju garantoj se ne e rrëzojmë narko-diktaturën. Veprimet e Ramës dëshmojnë se ai ka frike se rrëzohet nga pushteti. Por ne duhet të marrim kthesën, nuk mjafton vetëm denoncimi. Pra kërkohet më shumë angazhimi i të rinjve dhe grave.

Kam shprehur problemin që rendi demokratik nuk egziston më. Por jam optimist sepse në PD-në de fakto e rithemeluam. Ai proces ndodhi në kushtet e një presioni. Ne ia dolëm. Nëse kjo nuk do të ndodhte sot PD (prej Bashës) do ishte në aleancë me PS-në.

Ne duhet te angazhohemi për rrëzimin e diktaturës së dytë. Siç e rithemeluam PD, tani të kalojmë në përballje me diktaturën. Kjo është e vështirë por absolutisht e mundshme dhe e suksesshme. Shikoni çfarë veprimesh mori Rama nga paniku i opozitës së vërtetë. Tani PD duhet të shpëtojë Shqipërinë”, përfundoi Berisha.

Top Channel

Read Entire Article