Ursula von der Leyen mbyll vizitën në Tiranë pas takimit me Begajn: Vlerësoj angazhimin tuaj për të ardhmen e Shqipërisë në BE

2 hours ago 27

Presidentja e Komisionit Evriopian, Ursula von der Leyen ka përmbyllur vizitën në Tiranë. Ditën e sotme von der Leyen ka zhvilluar një takim me Presidentin e vendit, Bajram Begaj.

Ajo  ka vlerësuar angazhimin e Presidentit për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ursula von der Leyen: Faleminderit për një takim të mire, Barjam Begaj. Unë e vlerësoj thellësisht angazhimin tuaj personal për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Si dhe perspektiva juaj unike për pajtimin, integrimin dhe prosperitetin e rajonit.

Thanks for a good meeting @BajramBegajAL

I deeply appreciate your personal commitment to Albania’s future in our Union.

As well as your unique perspective on the region’s reconciliation, integration and prosperity. pic.twitter.com/MZYc4a6lTE

— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) October 24, 2024

Mësohet se në fokus të takimit ka qenë integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Vizita e Presidentes së KE në Tiranë erdhi vetëm pak ditë pasi Shqipëria hapi grup kapitujt e parë të negociatave për anëtarësim në BE./vizionplus.tv

Read Entire Article