Në ambientet e gjimnazit “Sami Frashëri”, u zhvillua procesi i përzgjedhjes për dy role të reja në shkollë: Mësuesi Koordinator i Karrierës dhe Mësuesi Koordinator i Sigurimit të Cilësisë. Synimi sipas Ministrisë së arsimit qëllimi është të afrojë nxënësit me mundësitë reale që ofron tregu i punës dhe arsimi profesional.
Ministria e Arsimit nënvizoi se arsimi profesional po përzgjidhet masivisht nga nxënësit ku këtë vit të ri shkollor janë regjistruar 4635 nxënës.
“4635 nxënës janë regjistruar këtë vit në arsimin profesional, 10 më shumë se një vit më parë. Ky moment është vendimtar për sistemin arsimor. Nëse do të marrë këtë orientim strategjik të orientimit të vazhdueshëm të nxënësve, jo vetëm për sistemin arsimor por edhe për zhvillimin e karrierës, që fillon që në arsimin e ciklit të ulët”, tha Manastirliu.
320 mësues orientues të karrierës dhe 620 mësues koordinator do të përzgjidhen nga ky proces. Ata do të kenë për detyrë të ndihmojnë në evidentimin dhe zhvillimin e prirjeve dhe talenteve të nxënësve. /vizionplus.tv