Një qendër e re arkeologjike 2800 vjeçare i shtohet trashëgimisë kulturore dhe historike të zonës së Korçës. Një ekip i institutit te Arkeologjisë dhe Universitetit Montepellier, pas disa vitesh pune ka zbuluar të dhëna interesante për vendbanimin , mbi fshatin Barç.
“Nga gërmimet kemi kuptuar që vendbanimi ka filluar të përdoret që në periudhën e hekurit, afërisht në shekullin e VIII p.e.s dhe është përdorur në vazhdimësi deri në periudhën qytetare ilire”, tha bashkëdrejtuesja e projektit Rovena Kurti Ruka.
Sipas arkeologëve fusha e Korçës është një nga zonat më të pasura në Shqipëri përsa i përket periudhave prehistorike
Ky vendbanim dhe zbulimet e ekipit shqiptaro francez, krijojnë një hapësirë e dimension të ri për të gjithë ata turistë që vizitojnë rajonin e Korçës./vizionplus.tv