Shumë vende në botë po vuajnë plakjen e popullsisë, si dhe mungesën e fuqisë punëtore, ndaj hartojnë politike të ndryshme për t’u përballur me këtë fenomen.
Një ndër to është edhe Luksemburgu, i cili ka promovuar një program për të inkurajuar ardhjen e punëtorëve me oferta veçanërisht tërheqëse.
Luksemburgu zë vendin e parë në renditjen e PBB-së për frymë në Bashkimin Evropian, ka një normë papunësie nën 6% dhe paga mesatare i kalon 6000 euro. Luksemburgu , pavarësisht perimetrit të tij të vogël, është një nga vendet më të pasura me cilësinë më të mirë të jetës në Evropë dhe tani po kërkon punëtorë, edhe pa kualifikime, për të pasuruar tregun e tij të punës, duke ofruar kushte që pakkush do t’i refuzonte.
Portali i punës EURES , një platformë e promovuar nga Brukseli për të kërkuar punë në vendet e Bashkimit, publikoi 2800 oferta pune për qytetarët evropianë që të lëvizin në Luksemburg për të punuar. Në ofertën e punës nuk kërkohet asnjë kualifikim dhe nuk kërkohet as të flasin frëngjisht, edhe pse ata që dinë do të kenë një avantazh të vogël ndaj të tjerëve.
Edhe pse jo e detyrueshme, ata që duan të aplikojnë për ofertën duhet të jenë të vetëdijshëm se frëngjishtja është gjuha që përdoret në Luksemburg për përpunimin e dokumenteve dhe gjithçka që lidhet me administratën publike. Së bashku me gjuhën frënge, luksemburgase dhe gjermanishtja janë dy gjuhët e tjera zyrtare në vend, megjithatë, është shumë e zakonshme që njerëzit të dinë anglisht.
Çfarë pune ofrohen?
Sipas portalit të punës, pozicionet më të kërkuara janë për inxhinierë, elektricistë, hidraulikë apo ndërtues, por kjo nuk do të thotë se nuk ka edhe njoftime për punë më të specializuara. Paga mesatare i kalon 6000 euro në muaj, ndërsa paga minimale është po aq e lartë, duke arritur në 2570 euro në muaj për punë të pakualifikuara dhe 3085 për punë të kualifikuara./vizionplus.tv