VENDIMI/ Prishen ndërtimet pa leje në hyrje të Shkodrës, projekti për rikualifikimin e zonës

1 month ago 21

Këtë të hënë IKMT ka nisur aksionin për prishjen e objekteve pa leje në qytetin e Shkodrës.

Emiljano Nika, drejtor i IKMT Shkodër shprehet se pjesë e këtij projekti janë 21 objekte, teksa 11 prej tyre që rezultojnë të skualifikuara nga legalizimi, po prishen vullnetarisht.

“Në kuadër të realizimit të projektit rikualifikimi i hyrjes në qytetin e Shkodrës dhe bregut perëndimor të liqenit të Shkodrës, IKMT ka thirrur aksionin për lirimin e sheshit të ndërtimit nga objektet që bëhen pengesë për realizimin e këtij projekti. Në këtë fazë janë 11 objekte që janë përjashtuar nga procesi i legalizimit, përfaqësuesit e këtyre objekteve janë lajmëruar nga agjencia shtetërore e kadastrës për skualifikimin e objekteve të tyre dhe gjithë këta përfaqësues janë kontaktuar nga IKMT dhe kanë shprehur dëshirën dhe vullnetit e tyre për t’i liruar objektet e për t’i prishur vullnetarisht”, tha ai.

Ndërkohë për 10 subjekte pritet dalja e vendimit për shpronësmin e tyre në bazë të asaj që ligji parashikon.

Po ashtu, do të prishen edhe 50 ndërtime të komunitetit rom.

Ky aksion është pjesë e projektit për rikualifikimin e hyrjes së Shkodrës./vizionplus.tv

Read Entire Article