Ish-kryeministri Sali Berisha është parë duke bërë ecje në tarracën e pallatit të tij, pasi prej thuajse një muaji ndodhet në arrest shtëpie.
Kujtojmë që Berisha e ka deklaruar shpesh se del për ecje, duke bërë disa kilometra në ditë. Ai gjithashtu ka pranuar publikisht se është mjafti apasionuar pas notit.
Lexo edhe :
Related Posts
Gjykata e Posaçme la në arrest shtëpie Berishën, pasi ai nuk respektoi masën e vendosur më parë, atë të detyrimit të paraqitjes.
SPAK kërkoi autorizim nga Kuvendi për heqjen e lirisë së Berishës, kërkesë e cila u miratua me 75 vota pro.
Berisha është nën hetim për shpërdorim detyre dhe korrupsion, pasi dyshohet se favorizoi dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi në lidhje me ish-kompleksin “Partizani.